Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi sot se ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës fakte të reja kundër kreut demokrat Basha për çështjen e sekuestrimit të 3.4 milionë eurove në portin e Durrësit.
Permes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla shprehet i bindur se këto hapa ligjorë do të zbardhin shpifjet dhe ofendimet e Bashës ndaj tij dhe ndaj grupit parlamentar socialist.
“Nuk kam asnjë dyshim, shkruan Balla, se afera e transportit të eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht me kapjen e autorëve në kërkim, me të cilët lidhja e PD është organike”.
“Ndërsa e Lulzim Bashës me ta është sa afër në provën fotografike, aq edhe thellë në njohje të vjetra politike dhe personale”, thotë Balla në postimin e tij./abcnews.al