Akuzat për fshehjen e të vdekurve, Rama: Poshtërsi, e pamundur të ndodhë  

schedule12:21 - 24 Nëntor, 2020

schedule 12:21 - 24 Nëntor, 2020

Kryeministri Edi Rama ka hedhur edhe njëherë poshtë akuzat e opozitës për fshehjen e viktimave nga koronavirusi.

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kreu i qeverisë u shpreh se ky është absurditet dhe se fshehja e të vdekurve është e pamundur të ndodhë. Sipas kryeministrit janë mjekët që vendosin diagnozën dhe jo partitë politike.

“Më vjen shumë keq që vazhdon kjo bisedë. Është teorikisht  pamundur. Nuk realizohet dot. Nuk janë vota në zgjedhjet brenda PD që praktika ka treguar numërohen sipas qejfit. Nuk ndodh është shumë e qartë dhe e thjeshtë. Sepse nuk ka asnjë autoritet tjetër dhe asnjë forcë tjetër që të vendosë diagnozë e pacientëve dhe të mbushë kartelën e atyre që humbin jetën përveç mjekut. Të huash një poshtërsi të tillë duhet të mendosh ndër të tjera që mjekët janë jo vetëm të papërgjegjshëm që të shkelin mbi vete dhe ligjin. Se kujto do t’i hynte në punë kjo këtë mund ta thotë vetëm imagjinata e atyre që arrijnë të përdorin edhe të vdekurit si nevojë e një lufte të dëshpëruar për pushtet. Është e shëmtuar dhe e turpshme për ne këtu që të diskutojmë këtë gjë. Diagnozat i vënë mjekët. nuk di se çfarë përgjigje tjetër mund të jap, por di që është kjo”, tha Rama.

I pyetur për vaksinën dhe llojin e saj që do të marrë Shqipëria, Rama tha se po bëjnë përpjekje për të mos mbetur pas në këtë proces. Kreu i qeverisë tha po ashtu se po tentojnë të marrin te gjitha llojet e vaksinave dhe nuk ka rëndësi çmimi.

“Ne nuk jemi si të tjerët në këtë luftë sepse kemi edhe një tjetër që është shumë e madhe. Mijëra e mijëra familje që t’i kthejmë në shtëpi. Fondet kjo qeveri i ka vënë të gjitha në dispozicion. Përsa i përket vaksinës nuk jemi në fazën ku mund të zgjedhim të lirë apo të shtrenjtë. Jemi në fazën ku po bëjmë përpjekje që ta kemi në dispozicion, duke filluar nga vaksinimi i bluzave të bardha, mësuesit, punonjësit e policisë dhe të gjithë me rrallë. Sasia që do prodhohet nuk do jetë e gjitha ajo që është nevojshme në ditën e parë. Të vëmë ë dispozicion për këto kategori vaksinën sa më shpejt. Nuk jemi në avantazhin që janë vendet prodhuese apo vendet e mëdha. Po bëjmë përpjekje që të mos mbetemi jashtë këtij procesi. E lirë apo e shtrenjtë është temë tjetër. Mund të marrim nga të gjitha llojet e vaksinave. Është një proces intensiv që po zhvillohet. Shpresoj që të mos mbetemi mbrapa”, dekaroi Rama. g.v/abcnews.al