Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aktorja e fimit James Bond ndërron jetë në moshën 94 vjeçare

schedule09:45 - 7 Prill, 2020

schedule 09:45 - 7 Prill, 2020

Honor Blackman, aktorja britanike që luajti Pussy Galore në filmin James Bond Goldfinger, ka vdekur në moshën 94 vjeçare.

Në një deklaratë, familja e saj tha se ajo vdiq prej shkaqeve natyrore në shtëpi në Lewes, East Sussex.

Blackman ishte gjithashtu e njohur për interpretimin e Cathy Gale në serialin televiziv të viteve 1960 The Avengers përballë Patrick Macnee.



Rolet e saj të tjera përfshinin Hera në Jason dhe Argonauts dhe Laura West në serialet televizive të viteve 1990, The Upper Hand.

 

“Me përkushtim absolut për zanatin e saj dhe profesionalizmin e plotë në të gjitha përpjekjet e saj, ajo kontribuoi në disa nga filmat më të mrekullueshëm dhe prodhimet teatrore të kohës sonë.

“Ne ju kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes sonë në këtë kohë të vështirë, tha në deklaratë familja.

Regjisori Edgar Wright, ndërkohë, e kujtoi atë si “vajza e fundit e Bondit dhe Avenger origjinal”.

 

Ajo lindi në Plaistow në lindje të  Londrës në 1925, Blackman studioi në shkollën e muzikës dhe dramës Guildhall.

Trajnimi i arteve marciale e ndihmoi atë të fitojë rolin e Pussy Galore, në filmin e tretë James Bond.

Vitet e fundit, Blackman ka qëne në  Mbretërinë e Bashkuar për shfaqjen e saj Honor Blackman As Herself, që tregonte reflektimin e  gjatë për karrierën e saj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!