Aktori i humorit nuk përmbahet: Jorgji urrehet më shumë se Mehmet Shehu në Shkodër

schedule11:21 - 5 Mars, 2021

schedule 11:21 - 5 Mars, 2021

Vllaznia u mposht nga Teuta në Durrës të mërkurën dhe tani numëron vetëm një pikë më shumë se Laçi dhe Teuta që e ndjekin. Një gol i Bregut vendosi fatet e ndeshjes, ndërsa në fund të duelit trajneri Thomas Brdaric e quajti estradë atë që durrsakët bënë me vonesën e lojës.

Reagimet kanë qenë të shumta dhe në Shkodër futbollin e duan shumë, madje edhe aktorët. Një prej tyre është edhe i njohuri Sandër Ruçi, i cili tani jeton në SHBA dhe ndeshjen e ka ndjekur përmes televizionit.

Ruçi kapet me arbitrin Enea Jorgji, të cilin e cilëson si më të urryer se Mehmet Shehu. “Jorxhica asht për shkodranët i urryem ma fort se Mehmet Shehu, ka 10 vjet që shahet me libër shpiet prej shkodranëve.

S’i bahet hiç vonë, kyt qyteti duhet me e dënu me hy me vizë në Shkodër. Kam mendimin se rezultati ma i drejtë kje barazimi”, shkruan aktori i humorit, Sandër Ruçi, në postimin e tij të bërë në “Facebook”. /abcnews.al

 

Postimi i Sander Rucit