Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aktivisti Baki Goxhaj: Shoqëria shqiptare të jetë më e ndjeshme ndaj genocidit në Palestinë

schedule20:59 - 27 Maj, 2026

schedule 20:59 - 27 Maj, 2026

Baki Goxhaj, u ndalua më 19 maj nga forcat izraelite bashkë me aktivistë të tjerë nga vende të ndryshme, teksa po dërgonin ndihma në Gaza përmes flotës së anijeve ‘Sumud’. Paraditen e së premtes ai zbriti në Rinas ku pas një deklarate nga oficerët e antiterrorit u rikthye në shtëpinë e tij.

Aktivisti Baki Goxhaj tha në Real Story se shoqëria shqiptare nuk ka bërë mjaftueshëm për t’u sensibilizuar ndaj gjenocidit. Ai theksoi se duhet rritur denoncimi ndaj gjenocidit dhe se, sipas tij, nuk duhet pranuar të jetojmë në një realitet ku qeveritë janë palë në këto krime.

“Ne si aktivistë nuk kemi bërë mjaftueshëm që shoqëria shqiptare të jetë e ndjeshme ndaj gjenocidit. Duhet që më shumë ta denoncojmë gjenocidin dhe mos të pranojmë të jetojmë në atë botë dhe të mos qeverisemi nga një qeveri që është palë në gjenocid.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!