Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentohet për vdekje futbollisti i ekipit të Elbasanit

schedule10:47 - 7 Qershor, 2026

schedule 10:47 - 7 Qershor, 2026

I gjithë futbolli shqiptar është në zi. Shqipëria dhe Kosova u zgjuan këtë të dielëme një lajm të trishtë, pasi futbollisti I Elbasanit dhe kombëtares U21 të “Dardanëve”, Fatjon Bunjaku ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.

Sulmuesi 22 vjeçar u aksidentua teksa ishte duke udhëtuar me makinë në aksin Prishtinë-Mitrovicë.

Nuk dihen ende shkaqet zyrtare të këtij aksidenti, ndërsa autoritetet në Kosovë vijojnë hetimet.



Fatjon Bunjaku ndodhej në vendlindje, pasi mbyllu sezonin me Elbasanin në Kategorinë Superiore.

Ai transferua te skuadra verdheblu në verën e vitit të kaluar, ndërsa më parë kishte luajtur me Malishevën, Gjilanin, Lirinë dhe Trepçën.

I konsideruar si një talent, Bunjaku ka qenë pjesë e kombëtares U21 të Kosovës, duke bërë edhe disa paraqitje me këtë skuadër.

Ndarja nga jeta e futbollistit të ri ka sjellë një tronditje të rëndë.

Klubi i Elbasanit ka njoftuar me dhimbje të thellë kë humbje, ndërsa në rrjetet sociale kanë reaguar ish skuadrat e tij, por edhe Federata e Kosovës dhe presidenti i Federatës Shqiptare Armand Duka.

Ata e kanë cilësuar si një tragjedi të vërtetë ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut, ndërsa shprehin ngushëllimet për familjen, të afërmit dhe miqtë e futbollistit 22 vjeçar.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!