Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

DETAJET/ Aksidentimi i mjetit me targa diplomatike, shoferi u kap dy herë me shpejtësi të lartë. Në dijeni u vu edhe ambasada ruse

schedule09:31 - 12 Maj, 2023

schedule 09:31 - 12 Maj, 2023

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Mjull Bathore në Tiranë. Automjeti i trupës diplomatike ruse doli nga rruga duke u përplasur me bordurën dhe si pasojë mbeti i vdekur shtetasi rus Sergei Mironov dhe i plagosur shoferi Andrea Kukuviç.

LEXO EDHE: Aksidentimi i makinës së trupës diplomatike ruse/ Policia jep detaje: Viktima, një shtetas rus 36 vjeçar

Shkak për aksidentin e rëndë dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. I njëjti automjet është konstatuar disa herë nga policia rrugore me shpejtësi të lartë, 137 km /orë apo 171 km/orë. Me 31 mars makina e ambasadës ruse me targa CD2139A është konstatuar me 171 km/h në orën 00:18.



Ndërsa me 5 prill të po këtij viti është konstatuar me 137 km/h në orën 22:02. Policia rrugore në një rast e ka ndjekur mjetin deri tek selia e ambasadës por nuk ka mundur ta ndalojë pasi është futur brenda. Shërbimet e Policisë kanë njoftuar ambasadën dhe ministrinë për këtë mjet problematik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!