Aksidenti tragjik që mori familjen nga Kosova, vajza 3-vjeçare në gjendje të rëndë tek Trauma

schedule10:59 - 15 Janar, 2021

schedule 10:59 - 15 Janar, 2021

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti. Për pasojë është shuar një familje nga Kosova ndërsa e vetmja që mundur të mbijetojë është një vajzë 3-vjeçare.

ABC mëson se gjendja e vajzës është serioze. Sipas mjekëve diagnoza e caktuar për të është politraumë.

Nga përplasja e rëndë humbën jetën burrë e grua, vajza dhe nipi i tyre. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi  Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Nga aksidenti mbijetoi  vajza tjetër i çiftit 3-vjeçe. Ajo është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Mirditës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportua në spitalin Ushtarak në Tiranë ku ndodhjet në gjendje kritike për jetën.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim kryefamiljari nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar  nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!