Aksidenti tragjik me 4 të vdekur, policia jep detajet: Fëmija i tretë drejt spitalit të Traumës

schedule19:13 - 14 Janar, 2021

schedule 19:13 - 14 Janar, 2021

Policia ka dhënë detajet në lidhje me aksidentin e rëndë të ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti. Sipas policisë nga përplasja e rëndë kanë humbur jetën çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në automjetin tip “Citroen” dhe dy fëmijë, ndërkohë që vajza më e vogël e tyre është nisur drejt spitalit të Traumës në Tiranë për një ndihmë të specializuar mjekësore.

“Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip “Citroen” me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Citroen” , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë. Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./mv.abcnews.al