Aksidenti shuan 4 persona, tre prej tyre nga një familje! Kryefamiljari tentoi parakalim në kthesë

schedule19:24 - 14 Janar, 2021

schedule 19:24 - 14 Janar, 2021

Tragjedi në familjen kosovare! Burrë e grua, vajza dhe nipi i tyre kanë ndërruar jetë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit pasi automjeti i tyre tip “Citroen” është përplasur me një kamion që drejtohej nga një tjetër shtetas nga Kosova me iniciale I.I.

Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi  Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë vajza tjetër i çiftit 3-vjeçe. Ajo është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Mirditës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportua në spitalin Ushtarak në Tiranë ku ndodhjet në gjendje kritike për jetën.

Burime bëjnë me dije për gazetarin Gjergj Figuri, se dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para tij në një pikë kthese. Teksa ka qenë në parakalim kryefamiljari nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale. Drejtuesi i kamionit është shoqëruar  nga uniformat blu për t’u marrë në pyetje.

Në momentin e aksidentit në këtë zonë ka pasur prezencë të lagështirës si pasojë e reshjeve të shiut që kanë përfshirë vendin tonë përgjatë ditëve të fundit. Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta./mv.abcnews.al