Burrë e grua dhe vajza, aksidenti shuan një familje nga Kosova! Vdes edhe nipi

schedule18:51 - 14 Janar, 2021

schedule 18:51 - 14 Janar, 2021

Të tjera detaje janë mësuar nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.

Burime bëjnë me dije për ABC se tre nga personat që kanë ndërruar jetë janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova, një çift bashkëshortësh dhe vajza e tyre. Ndërsa ka ndërruar jetë edhe nipi i tyre.

Ndërkohë një person ka mbetur i plagosur. Burimet bëjnë me dije se gjendja e tij është e rëndë.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje. Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti./mv.abcnews.al