Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidenti në Shkodër, shoferi në pranga/ Ndalohet Adnan Galica, policia: Lëvizte me shpejtësi

schedule10:21 - 22 Maj, 2026

schedule 10:21 - 22 Maj, 2026

Zbardhen detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur në unazën perëndimore të Shkodrës, ku humbi jetën 62-vjeçari Shkëlqim Krasniqi, ndërsa u plagosën Fatbardh Lishi, dy fëmijët e tij dhe drejtuesi i automjetit që dyshohet se shkaktoi përplasjen. Policia e Shkodrës ka ndaluar Adnan Galica, i cili dyshohet se po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë me automjetin e tij tip “Benz” që nga lagjja “Rus”, duke vijuar përgjatë gjithë segmentit të unazës perëndimore deri në vendin e aksidentit fatal.

Sipas dëshmive të qytetarëve, Galica po kryente parakalime të rrezikshme dhe në automjet kishte muzikën me volum maksimal në momentin e përplasjes. Pikërisht gjatë një tentative parakalimi ai është përplasur fillimisht me automjetin tip “Ford”, ku udhëtonte Fatbardh Lishi me dy fëmijët e tij, dhe më pas ka goditur 62-vjeçarin Shkëlqim Krasniqi, i cili po lëvizte me biçikletë. Pavarësisht përplasjes së fortë, Fatbardh Lishi dhe dy fëmijët e tij kanë shpëtuar me lëndime të lehta.

Dy të miturit po marrin trajtim në repartin e pediatrisë në spitalin rajonal të Shkodrës. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Adnan Galica nuk ka dhënë ende dëshmi për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike pas aksidentit. Testi i alkoolit ka rezultuar negativ, ndërsa pritet që ai t’i nënshtrohet edhe analizave toksikologjike për të verifikuar nëse ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Nën drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, grupi hetimor vijon veprimet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe shkaqet e aksidentit tragjik.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!