Aksidenti në Lezhë, dy viktima/ Ndërron jetë te Trauma edhe pasagjerja, arrestohet shoferi i kamionit

schedule09:52 - 13 Shkurt, 2025

schedule 09:52 - 13 Shkurt, 2025

Ka shkuar në dy numri i viktimave në aksidentin e rëndë që u shënua pasditen e së mërkurës në aksin rrugor  “Lezhë-Shëngjin”.

Nga përplasja e fortë mes kamionit që drejtonte një I ri me automjetin që drejtonte I riu Paulin Zefi, ky I fundit humbi jetën ën vendngjarje, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

Pavarësisht ndihmës mjekësore në spitalin e Traumës, Zhakilina Hysa, pasagjere në automjet, ndërroi jetë këtë të enjte, ndërsa I plagosuri tjetër raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetës.

Pas aksidentit, policia rrugore ka arrestuar 25 vjeçarin që drejtonte kamionin për kryerjen e veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen.

Sipas informacioneve paraprake, I riu që drejtonte kamionin ka deklaruar se ka qenë manovra e gabuar e parakalimit të 30 vjeçarit që drejtonte mjetin tip audi.

Përplasja ka qenë tejet e fortë ku edhe janë dëmtuar muret mbrojtëse të rrugës.

Segmenti ku ka ndodhur aksidenti është një rrugë ku nuk lejohet shpejtësia mbi 40 kilometra në orë, ndaj shkak dyshohet edhe shpejtësia tej normave që 30 vjeçari po lëvizte.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të aksidentit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!