Aksidenti i trefishtë në Elbasan, policia: U plagos një 62-vjeçar dhe një fëmijë

schedule16:10 - 19 Qershor, 2021

schedule 16:10 - 19 Qershor, 2021

Elbasan- Policia e Elbasanit ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik.

Sipas policisë në këtë aksident janë përfshirë tre persona.  Mjeti tip “Benz” , me drejtues E.K., 62 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur fillimisht me mjetin tip “Toyota ” me drejtues Sh.B., 36 vjeç, banues në Elbasan dhe më pas me mjetin tip  “Audi” me drejtues  J.Sh., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Si  pasojë  e përplasjes është lënduar drejtuesi i mjetit “Benz” dhe një fëmijë i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Audi”, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit. e.l/abcnews.al/