Aksidenti hekurudhor në SHBA, vdesin tre pasagjerë

schedule07:43 - 28 Qershor, 2022

schedule 07:43 - 28 Qershor, 2022

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar pasi një tren pasagjerësh doli nga shinat, pasi ky i fundit u përplas me një kamion në Misuri, SHBA.

Rreth 243 pasagjerë ishin në trenin e linjës Los Angeles-Chicago kur ai doli nga shinat në një vendkalim hekurudhor pranë qytetit Mendon.

Shtatë vagonë dhe dy lokomotiva dolën nga shinat në incidentin, i cili ndodhi në orën 12:42 me orën lokale (17:52 GMT), raporton BBC.

Në vendngjarje janë nisur ekipet e emergjencës nga zona.

Në një deklaratë, Amtrak – operatori kombëtar hekurudhor i SHBA-së – tha se treni “Southwest Chief” që udhëtonte në drejtim të lindjes nga Los Anxhelosi u përplas me një kamion pranë

Mendon, një qytet me rreth 160 banorë që ndodhet 84 milje (135 km). ) nga Kansas City.

Dymbëdhjetë anëtarë të ekuipazhit ishin gjithashtu në bord.

Zyrtarët e Patrullës së Autostradës së Misurit konfirmuan se dy persona në tren dhe një person në kamion u vranë në përplasje.

Një anëtar i shërbimit lokal të ambulancës tha se të paktën 50 persona u plagosën./abcnews.al/