Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aksidentet, pesë viktima në pesë javë/ Elbasan, 14 jetë të humbura në rrugë këtë vit

schedule15:16 - 6 Tetor, 2026

schedule 15:16 - 6 Tetor, 2026

Pesë persona kanë humbur jetën në rrugët e Qarkut të Elbasanit vetëm gjatë pesë javëve të fundit, duke e çuar në 14 numrin e viktimave nga aksidentet rrugore që prej fillimit të vitit.

Të dhënat zyrtare, deri më 6 tetor 2026, flasin për 13 aksidente rrugore me pasojë vdekjen në territorin e Qarkut të Elbasanit. Në një pjesë të rasteve, aksidentet lidhen me kalime të pakujdesshme të këmbësorëve dhe drejtuesve të biçikletave, por edhe me shkelje të rregullave të qarkullimit nga drejtuesit e automjeteve.

Pavarësisht sinjalistikës dhe masave të parashikuara nga Kodi Rrugor, respektimi i rregullave vijon të mbetet një problem në akset e qarkut.



Policia Rrugore e Elbasanit ka shtuar kontrollet dhe ndëshkimet ndaj shkelësve, por siguria në rrugë kërkon kujdes dhe respektim të rregullave nga të gjithë: si drejtuesit e automjeteve, ashtu edhe këmbësorët e çiklistët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!