Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e tre të tjerëve ndodhi orët e para të mëngjesit të së hënës në autorstradën Tiranë Durrës.
Rreth ores 5 të mëngjesit viktima Gëzim Mucaj, dhe tre pasagjerët e tij ishin nisur me furgon për të shkuar në një kantier ndërtimi në Palasë të Himarës, ku si pasojë e lagështisë në rrugë janë përplasur fillimisht me trafik ndarësen e autostradës.
Gëzim Mucaj ka dalë nga makina e tij për të parë dëmtimet që ishin shkaktuar në furgonin e tij. Në rrugë kanë zbritur edhe tre pasagjerët, Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.
Në këtë moment një automjet tjetër i drejtuar nga Ismali Lace ka ardhur me shpejtësi dhe ka përplasur 4 personat qe ishin ne rrugë.
Si pasojë e kësaj përplase 28 vjecari Gëzim Mucaj humbi jetën rrugës për në Spital, ndërsa tre pasagjerët e tij kanë pësuar dëmtime të shumta dhe aktualisht ndodhen në spitalin e Traumës.
Pas hetimeve policisë ka arrestuar Ismail Laçe, i cili përplasi 4 personat. Dyshohet se ai po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara në autostradën Tiranë Durrës në momentin e aksidentit./abcnews.al