Aksident rrugor, humb jetën një person

schedule21:36 / 26/03/2019

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në autostradën Lezhë-Tiranë. Mësohet se dy makina janë përplasur në vendin e quajtur kryqëzimi i Spitenit. Për pasojë ka humbur jetën një 37-vjeçar, banues në Lezhë.

Ai ishte drejtuesi i njërit prej mjeteve. Deri më tani nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike. Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. /abcnews.al

schedule21:36 / 26/03/2019