Një aksident ka ndodhur në afërsi të kryqëzimit të Gajushit në superstradën Lezhë Milot.
Dy automjete janë përplasur me njëra – tjetrën, si pasojë janë plagosur, një çift dhe vajza e tyre e mitur.
Të lënduarit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.



