Aksident në rrugën e Aeroportit në Kosovë, plagosen 5 persona

schedule18:35 - 25 Tetor, 2020

schedule 18:35 - 25 Tetor, 2020

Pesë persona në Kosovë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes 3 automjeteve në rrugën e Aeroportit në zonën e njohur si Harilaq.

Lajmin e ka bërë me dije për Gazetën Ekspress, zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha. Ai i bën apel drejtueseve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Të lënduarit kanë shkuar në Emergjencë në QKUK për trajtim mjekësor. Apelojme tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor, në veçanti, t’u përmbahen shenjave që kufizojnë shpejtësinë e lëvizjes, sepse tejkalimi i shpejtësia është gjithmonë rreziku më i madh i shkaktimit të aksidenteve rrugore të cilat shpesh po përfundojnë me fatalitet”, tha Hoxha./mv/abcnews.al