Aksident në Maliq, burri dhe bashkëshortja nisen drejt Spitalit të Korçës

schedule11:11 - 10 Mars, 2020

schedule 11:11 - 10 Mars, 2020

Mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Pirg, një mjet tip zetor është përplasur me makinën tip “Ford” dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe bashkëshortja që ndodheshin në zetor.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë transportuar menjëherë në Spitalin e Korçës, ndërsa theksohet se grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 10.03.2020, rreth orës 10:15, në afërsi të fshatit Pirg, janë përfshirë në një aksident mjeti tip zetor me drejtues shtetasin M. D., dhe pasagjere bashkëshorten e tij shtetasen E. D., banues në Maliq dhe mjeti tip “Ford” me drejtues shtetasin I. M., banues në fshatin Pirg.

Për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerja e mjetit zetor, të cilët u transportuan për mjekim në Spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe përcaktuar shkaqet e tij.