Aksident në Librazhd, kamioni përmbyset në mes të rrugës, dëmtohet dhe një makinë

schedule13:54 - 29 Qershor, 2022

schedule 13:54 - 29 Qershor, 2022

LIBRAZHD – Kjo e mërkurë ka shënuar një tjetër aksident të rëndë.

Këtë radhë në aksin Prrenjas – Librazhd, në vendin e quajtur “Bushtricë” , një kamion është përmbysur në mes të rrugës, ndërsa në aksident është përfshirë edhe një makinë.

Burime nga vendngjarja bënë me dije se drejtuesi i kamionit ka pësuar fraktura në krah, ndërsa drejtuesi i autoveturës lëndime të lehta.

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia rrugore ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

/abcnews.al