Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Korçë-Bilisht, pranë fshatit Zëmblak.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i një motori ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë e aksidentit, ai ka pësuar dëmtime të rënda dhe është transportuar në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ndodhet në sallën e reanimacionit nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.


