Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Unazën Lindore të Fierit, ku një automjet ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen.
Si pasojë e aksidentit është lënduar një vajzë 7-vjeçare, e cila udhëtonte në sediljen e pasme të automjetit. E mitura është transportuar menjëherë në spital, ku po merr ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të aksidentit dhe përcaktimin e shkaqeve të tij.



