Aksident në aksin Shkodër-Lezhë, vdes këmbësori

schedule11:12 - 23 Shtator, 2019

schedule 11:12 - 23 Shtator, 2019

Ndërkohë një tjetër aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Shkodër-Lezhë. Një këmbësor ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet në afërsi të landifillit të Bushatit.

Viktima mësohet se është Zef Uka nga fshati Hajmeli i Vaut të Dejës. 63-vjeçari ka qenë duke kaluar nga njëri krah i rrugës në tjetrin kur është goditur nga makina.

Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, një 26-vjeçar. Shkak i aksidenti dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara me të cilën po ecte mjeti tip “Fiat” dhe pakujdesia e këmbësorit./ABC News Albania 24/7