EMRI/ Aksident në aksin Sarandë-Gjirokastër, një i vdekur

schedule12:35 - 9 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 9 Dhjetor, 2019

Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën nacionale Sarandë-Gjirokastër.

Raportohet se në afërsi të vendit të quajtur Viron një person ka humbur jetën.

Viktima është një 75 vjeçar i cili po kalonte rrugën dhe është goditur nga një automjet. Ai quhet Kosta Kaçi. Gjithashtu është indentifikuar edhe drejtuesi  i  mjetit që përplasi kalimtarin, emri i të cilit është Imer Rexhep Çuçi.

Gazetari Elton Nika raporton për abcnews.al se Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për shkaqet e aksidentit të cilat janë ende të paqarta.

/abcnews.al