Aksidentoi 63 vjeçarin në aksin Patok-Laç/ Ishte tapë në timon, vihet në pranga shoferi

schedule11:07 - 14 Shkurt, 2025

schedule 11:07 - 14 Shkurt, 2025

Policia ka arrestuar një 65 vjeçar pasi shkaktoi një aksident teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur në aksin rrugor “Patok-Laç”.

65 vjeçari ka përplasur një 63 vjeçar që lëvizte me biçikletë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. G., 65 vjeç, banues në Laç, pasi në aksin rrugor “Patok-Laç”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi P. K., 63 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.”/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!