Aksident me vdekje në Pogradec

schedule22:19 - 24 Janar, 2021

schedule 22:19 - 24 Janar, 2021

Një person u përplas për vdekje mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:40 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Buçimas. Viktima është Pajtim Gjylimi rreth 48 vjeç, banues në Pogradec.

Nga ana e policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Sot nga aksidentet janë shënuar edhe 10 të plagosur në Vlorë, Elbasan dhe Rrogozhinë./ db/Abcnews.al