Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Lushnjë-Berat.
Një automjet ka përplasur 65 vjeçare në fshatin Barbullinjë, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./abcnews.al