Aksident masiv në Kosovë/ Përplasen 14 makina, raportohet për disa të lënduar

schedule09:28 - 11 Dhjetor, 2023

schedule 09:28 - 11 Dhjetor, 2023

KOSOVË- Të paktën 14 automjete janë përfshirë në një aksident masiv në autostradën Fushë-Kosovë.  Mediat vendase raportojnë se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit ka persona të lënduar, por nuk dihet ende numri i saktë i tyre.

“Rreth orës 06:50 në autostradën Ibrahim Rugova, Mazgit-Bresje mbi urë te ETC-ja sipas informatave fillestare është shkaktuar një aksident trafiku zinxhiror ku janë të përfshira 14 automjete dhe si pasojë e aksidentit raportohet edhe për persona të lënduar”,  shprehen përfaqësues të policisë.

Rruga është bllokuar përkohësisht, ndërsa autoritetet policore dhe ekipet emergjente ndodhen në vendin e ngjarjes për t’u marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar.