PAMJE/ Aksident i trefishtë në Golem, makinat bëhen copash

schedule19:34 - 1 Korrik, 2022

schedule 19:34 - 1 Korrik, 2022

Një aksident është shënuar pasditen e sotme në zonën e Golemit.

Burim për Abcnews.al bëjnë me dije se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Nga aksidenti është krijuar trafik i rënduar në zonë.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar pasi ambulance nuk ka shkuar ende në vendin e ngjarjes për shkak të trafikut.

Por në videon e siguruar nga Abcnews.al shihen kalimtarët duke i dhënë ndihmën e parë një personi të shtirë në tokë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

/Abcnews.al/