Aksident i rëndë në Kapshticë, humb jetën një 31-vjeçar

schedule17:21 - 1 Korrik, 2022

schedule 17:21 - 1 Korrik, 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Kapshticë. Burime për abc bëjnë me dije se një makinë ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Gosës.

Nga aksidenti ka humbur jetën një person. Burime për abc bëjnë me dije se viktima është një i ri 31-vjeç.

Njoftimi i policisë:

Më datë 01.07.2022, rreth orës 16:50, jemi njoftuar se në aksin rrugor Bilisht-Kapshticë, në afërsi të fshatit Kapshticë, Devoll, shtetasi A. Sh., rreth 31 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Hyundai”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi A. Sh. dhe është dëmtuar pasagjeri shtetasi A. B., i cili ndodhet në Spitalin e Bilishtit jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të daljes nga rruga të automjetit.