Një aksident i frikshëm ka ndodhur pasditen e sotme në ishullin e të pasurve Mykonos, në Greqi.
Mediat raportojnë se dy turistë gjermanë kishin marrë me qira një makinë sportive.
Si pasojë e shpejtësisë, automjeti u përmbys duke përfunduar në shkëmbinj duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shoferit.
Ndërsa pasagjeri ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. m.v/abcnews.al


