Një aksident i dyfishtë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë. Dy makina janë përplasur me njëra tjetër dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
“Sot, rreth orës 15:40, në aksin rrugor Sarandë–Delvinë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin L. B., 63 vjeç, dhe automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. B., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, janë dëmtuar dy drejtuesit dhe dy pasagjeret në automjetin “Ford”, shtetaset E. B., 54 vjeçe, dhe N. B., 34 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./abcnews.al