AKSHI s’do të ketë akses në të dhënat e qytetarëve, Brumbulli: Gjithçka gati brenda muajit janar

schedule18:01 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 18:01 - 2 Dhjetor, 2022

Të dhënat bankare të qytetarëve do të jenë të sigurta dhe platformë qeveritare  e-albania  nuk do të kenë akses  në to.

Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës së BANKAVE Spiro Brumbulli ka sqaruar për Abc se  qytetarët  që duan të paguajnë për shërbime në e-albania do të kenë mundësi  që të hyjnë në bankën përkatëse me anë të disa dritareve që do të integrohen në sistem

Kjo nismë ka si synim të shmangë procedurat e shumta dhe pritet të jetë gati në fillim të  janarit

Pas sulmeve kibernetike  në platformat shtetërore  shumë qytetarë kanë ngritur si shqetësim sigurinë e të dhënave bankare. Edhe  Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit  ka sqaruar se Platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare.

Procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke./abcnews.al/