Akordi me PSG jo aq afër, dy gjigantë të Premier League në aksion për Ramos

schedule17:17 - 3 Korrik, 2021

schedule 17:17 - 3 Korrik, 2021

Dje u raportua se Sergio Ramos është pranë marrëveshjes me PSG dhe shpejt do ketë marrëveshje, por kjo e fundit duket se nuk është aq pranë, madje po largohet çdo orë e më shumë.

Goal raporton se parizienët i druhen një lëvizje të tillë sepse mund të ndryshojë hierarkinë në dhomat e zhveshjes dhe krijon telashe e thyerje marrëdhëniesh.

Gjithashtu një problem jo i vogël mbetet jetëgjatësia e kontratës, me mbrojtësin, që kërkon me patjetër 2 vite, megjithëse sapo ka mbyllur një sezon plot dëmtime.

Në këto kushte, dy angleze janë gati të sulmojnë për Ramos. Arsenal ka nisur kontaktet, ndërsa Chelsea qëndron në dritarw, duke vëzhguar situatën. /abcnews.al