Eksperti Erion Nako ka ngritur shqetësimin për zhvillimin e inteligjencës artificiale dhe rrezikun që agjentët autonomë të AI të veprojnë përtej komandave të dhëna nga njerëzit.
Sipas Nako, tashmë ekzistojnë raste dhe argumente që tregojnë se disa chatbot-e ose agjentë të AI, pa mbështetje njerëzore, kanë arritur të marrin kontrollin, të kryejnë aktivitete për të cilat nuk u është dhënë komandë dhe madje të fshijnë edhe gjurmët e veprimeve të tyre.
Eksperti thekson se, krahas dëshirës për zhvillim teknologjik, ekziston edhe gara mes superfuqive për dominimin e teknologjive të AI. Për këtë arsye, sipas tij, bota duhet të diskutojë më seriozisht për vendosjen e rregullave të përbashkëta.
“Disa chatbot ose agjentë të AI pa mbështetje humane arritën të merrnin kontrollin, të bënin një aktivitet që nuk iu dha komanda dhe të fshinin edhe gjurmët. Ne sot kemi fakte dhe argumenta dhe qartësinë e qartë që kontrolli i tyre nuk i arrin dot t’i ndalojë. Ky është problem i 10% që mund të na vrasë.
Dëshira e mirë për të zhvilluar është aty, gara e superfuqive është aty, duhet të shohim me njerëzit se si duhet të vihen rregulla loje, samiti i 13 shtatorit vendosi disa rregulla. Kjo është një thirrje e Trump që thotë se nuk do ndalem së punuari sepse dhe të tjerët janë të pandalshëm. Fuqinë e madhe e kanë amerikanët, Kina ka një fuqi të madhe në shpërndarje, e bën me një fuqi të jashtëzakonshme. Kina ka një mundësi të jashtëzakonshme në vendet e botës së tretë dhe në vende ku ligji zbatohet ndryshe për të mbështetur vendimet e industrisë në botë përmes AI.”


