Aeroporti Ndërkombëtar i Halepit në Siri sulmohet për herë të dytë me raketa nga Izraeli

schedule14:24 - 15 Tetor, 2023

schedule 14:24 - 15 Tetor, 2023

Izraeli sulmoi Aeroportin Ndërkombëtar të Halepit me një sulm ajror për herë të dytë në 24 orë, njoftoi agjencia zyrtare siriane e lajmeve SANA të shtunën vonë, transmeton Anadolu.

SANA citoi një burim ushtarak të ketë thënë se Aeroporti i Halepit iu nënshtrua një sulmi ajror nga Izraeli nga ana e Detit Mesdhe, në perëndim të qytetit bregdetar të Latakias, në orën 23:35 me kohën lokale (2035 GMT).

Megjithëse Damasku është kryeqyteti, Halepi është qyteti më i populluar i Sirisë. Sulmi ka shkaktuar dëme në aeroport dhe e ka nxjerrë atë jashtë funksionit, raportoi SANA.

Burime lokale thanë Anadolu se Aeroporti Ndërkombëtar i Halepit është shënjestruar nga tri sulme të veçanta me raketa. Zyrtarisht ky është sulmi i dytë në aeroport brenda 24 orëve.

Të premten, Izraeli shënjestroi njëkohësisht aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe Halep, duke i nxjerrë jashtë shërbimit. Sulmet vijnë në mes të sulmeve ajrore të Izraelit në Rripin e Gazës pas ofensivës së papritur të fundjavës së kaluar nga forcat e Hamasit.

Përveç Hamasit dhe Sirisë, Izraeli këtë javë ka qenë gjithashtu i përfshirë në konflikt me fqinjin e tyre Libanin.