Abuzoi seksualisht me një 13-vjeçare, dënohet me burg ish-polici

schedule11:30 - 23 Shkurt, 2022

schedule 11:30 - 23 Shkurt, 2022

Gjykata e Lezhës ka dënuar me 7 vite burg ish-policin Kol Kola, i cili akuzohet për tentativën e përdhunimit. Duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 4.8 vite burg. Kola, i cili u arrestua në muajin maj të vitit 2021 për ngacmim seksual të një vajze të mitur 13-vjeçare.

63-vjeçari u gjet fajtor për veprën penale “Ngacmim seksual” dhe gjyqtari Ilir Përdeda dha dënimin maksimal për të pandehurin, ndërsa për veprën penale “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare” mori pafajësi, pasi gjykata doli në konkluzionin se nuk ka element të veprës penale.

Siç raporton gazetari Gjergji Figuri, gjatë seancave gjyqësore, ish-polici ka mohuar akuzën ndaj tij. Grupi hetimor nuk ka mundur të mbledhë prova, përveç dëshmisë së vajzës.  /abcnews.al