Abuzimi në “Tiranë-Elbasan”, dëshmon kreu i ARRSH

schedule11:35 - 23 Shkurt, 2018

schedule 11:35 - 23 Shkurt, 2018

Kreu aktual i Autoritetit Rrugor Shqiptar ishte të premten në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Ai dha shpjegime për llogari të hetimit të nisur ndaj tre ish-zytarëve të ARRSH-së të akuzuar për “korrupsion” gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Lista e personave që do të pyeten nga Prokuroria për Krimet e Rënda për hetimin  e abuzimeve gjatë ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan, vijoi të premten me kreun aktual të Autoritetit Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro. Zyrtari i lartë u paraqit në prokurori rreth orës 11:00 dhe u largua prej aty një orë më vonë. Sipas burimeve, Qendro është pyetur për dijeninë e tij mbi procedura të ndjekura nga paraardhësit e tij në ARRSH, gjatë zbatimit të projektit të segmentit Tiranë-Elbasan.

Me herët Prokuroria për Krimet e Rënda ka marrë në pyetje edhe dy ish-titullarë të Ministrisë së Transporteve, Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Tre ish-zyrtarëte e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Askel Qurduka po hetohejn në masën e sigurisë “arrest në burg” pasi dyshohet të kenë konsumuar elementë të veprave penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe të “korrupsionit”.

Sipas prokurorisë, ata kanë lejuar ndryshime të paargumentuara dhe të pamiratuara të kontratës fillestare të ndërtimit të rrugës, duke sjellë në buxhetin e shtetit dëm financiar në më shumë se 30 milionë dollarë./abcnews.al