Ditën e sotme do të zhvillohen dhe 3 përballjet e fundit për javën e 29-të të elitës së futbollit shqiptar, Abissnet Superiore, ku padyshim pritet spektakël i garantuar.
Në orën 15:00 në fushë do të zbresin Vllaznia e Partizani, me “kuqeblutë” shkodranë që do të nisën drejt Kukësit, ndërsa “demat” e kuq të kryeqytetit do të kërkojnë fitoren e radhës në transfertën “kurbinase” të Laçit.
Në krahun tjetër, siparin e javës së 29-të do e mbyllin “bardheblutë” e kryeqytetit, me përplasjes mes Tiranës e Egnatias, që do të ndodhë në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 18:00.
Ndeshjet e sotme:
ora 15:00
Kukësi – Vllaznia
Laçi – Partizani
ora 18:00
Tirana – Egnatia /i.m /abcnews.al