Abilekaj: Nuk shkarkohet Presidenti për sjellje të keqe, Nazarko: Kësaj klase politike po i vjen fundi

schedule22:24 - 20 Nëntor, 2019

schedule 22:24 - 20 Nëntor, 2019

Presidenti nuk mund të shkarkohet se mazhorancës nuk i pëlqen sjellja e Metës, por vetëm nëse ka shkelur Kushtetutën. Kështu deklaroi Enton Abilekaj në studione Byro Politike. Ai theksoi se Meta nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës dhe këtë sipas tij e konfirmoi edhe Komisioni i Venecias.

“Nuk shkarkohet Presidenti se nuk i pëlqen sjellja e Presidentit. Në asnjë nen nuk thuhet që Meta ka shkelur Kushtetutën edhe Komisioni i Venecias tha që nuk ka shkelje të drejpërdrejtë të Kushtetutës se nuk u pëlqen sjellja e Metës nuk e bëjnë dot. Ata duan të marrin çdo pushtet, ata i kanë në dorë, madje opozita ua la vetë karriget në parlament e pushteit lokal dhe mund t’i marrin të gjitha pushtetet dhe ta kthejnë sistem totalitar”.

Ndërsa për Shpëtim Nazarkon kësaj klase politike po i vjen fundi se ka 30 vjet.

“Nuk e ka fajin mazhoranca që ka marrë pushtet, e kanë fajin aleancat fluide dhe nëse mbledh votat e PD me LSI e PDIU bëjnë votat që kanë më shumë sesa PS.

Fundi i kësaj klase politke po vjen por çështja duhet parë në tërësi. Prerje e kokave, kjo klasë politike po vete 30 vjet”. /abcnews.al