Kosova zgjedh parlamentin e ri/ Nazarko: Pjesëmarrja pritet të rritet në orët në vijim, duket një prirje për ndryshim

schedule13:23 - 9 Shkurt, 2025

schedule 13:23 - 9 Shkurt, 2025

Analisti Mentor Nazarko thotë se në orët në vijim, pritet të rritet pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet parlamentare në Kosovë.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Nazarko u shpreh se ka një prirje për ndryshim.

“Kjo është shifër që reflekton prirjet e qytetarëve të Kosovës për të votuar, në raport me shtrirjen kohore Mund të preferojnë të votojnë pas drekës. Duhet të kemi kujdes në raport me përqindjen, në listë nuk përfshihen emigrantët. Duhet të raportohemi nga ato që janë rezidentë, mund të jetë 12 deri në 15 përqind pjesëmarrja, shifër relativisht e mirë. Kosova, në raport me Shqipërinë, ka votën preferenciale. Kjo e bën procesin e votimtit të marrë një farë kohe. Ky proces merr 8-10 minuta. Kosova tregon se e respekton ditën e votimit. Nga pjesëmarrja, që unë e konsiuderoj të lartë, duket një prirje për ndryshim. Pjesëmarrja e lartë e tregon këtë, unë besoj se kljo do të uhet. Trendi rritet me kalimin e orëve”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!