ABC News ka arritur që të sigurojë videon e dhunimit të drejtorit të AKU, Ramir Haderi.
Siç shihet edhe në video, një person i zë pritë, teksa drejtori i AKU ishte duke ecur dhe duke folur në telefon. Autori e qëllon me send të fortë dhe më pas largohet shpejt.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë, 21 maj, në lagjen “Rus” në qytetin e Shkodrës. Kreu i AKU u godit me sende të forta në kokë dhe qytë pistolete duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Dhunimi i drejtorit Haderi dyshohet për shkak të detyrës si drejtor i AKU Shkodër.


