ABC News në Zveçan, situatë e qetë në veri të Kosovës

schedule18:33 - 25 Shtator, 2023

schedule 18:33 - 25 Shtator, 2023

 

ABC News me gazetarin Arlind Isa është në Zveçan, pak kilometra larg zonës ku ndodhi ngjarja ditëm e djeshme, ku policia e Kosovës u përplas me një grup terrorist, e si pasojë mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku dhe mbetën të plagosur 2 efektiv të tjerë.

Gazetari Arlind Isa, raporton se pak minuta më parë ka pasur një alert në zonë, çka bëri që forcat e pozicionuara atje të bëjnë një vëzhgim me dron, por ka rezultuar një alarm fals.

Jemi në pikën e fundit ku mediat kanë mundësi të raportojnë apo të marrin informacione.

Pak minuta më parë ka pasur një lëvizje të forcave të rendit. Postobllokun i cili ka qëndruar që prej mëngjesit të ditës së djeshme ka bërë një lëvizje të papritur duke u zhvendosur drejt Leposaviqit.

Mbetet për t’u parë dhe për të kuptuar se çfarë ka ndodhur.

E gjithë zona ka qenë gjatë gjithë kohës në skanim nga forcat e policisë, pasi ka pasur njëlloj alerti.

Pak minuta më herët ka qenë një dyshim i forcave të sigurisë të vendosura këtu, i cili ka çuar që forcat e sigurisë të bëjnë një vëzhgim me dron, por ka rezultuar një alarm i rremë.

Këtu hetimet vijojnë, kërkimet vijojnë.  Detaj i rëndësishëm i ditës së djeshme ndër të tjera ishte edhe arsenali i madh i armëve” u shpreh gazetari.r.t/abcnews.al