ABC News në Turqi/ Pas tërmetit, dy shtetet përfshihen nga bora, kaos në aeroportin e Stambollit. Ja situata

schedule10:40 - 7 Shkurt, 2023

schedule 10:40 - 7 Shkurt, 2023

TURQI – Pas tërmetit shkatërrimtar që goditi një ditë më parë, Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mijëra të vdekur, një stuhi e të ftohtit me reshje bore, ka futur në kaos Stambollin.

Situatën e përcjell për ABC News, gazetari Arlind Isa, i cili ditën e sotme ka udhëtuar drejt Turqisë për të sjellë situatën në zonat e prekura nga tërmeti, por vështirësitë duket se nisin nga aeroporti.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga aeroporti “Sabiah Gokcen”, ai përcolli situatën në këtë aeoport i përfshirë tashmë në kaos për shkak të anulimit të fluturimeve.

Nga kontaktet me autoritetet, gazetari Arlind Isa tha se rreth 10 mijë punonjës janë angazhuar për të mbajtur të hapura akset rrugore. Sakaq një numër shkollash janë mbyllur si pasojë e përkeqësimit të motit i cili ka sjellë ndër të tjera edhe kufizime të udhëtimeve. Kompania e njohur Turkish Airlines, ka anuluar deri më tani 260 fluturime, ndërsa është e pamundur për të gjetur një biletë nga Adana, zonë e prekur nga tërmeti shkatërrimtar i të hënës.

Sa i përket aeroportit në Gaziantep, zonë ku u regjistua edhe epiqendra e tërmetit, gazetari Isa tha për ABC News se fluturimet atje janë të pezulluara dëri më datë 9 shkurt./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!