ABC News në Gjorm, ku dy burra u vranë me kallshnikov

schedule11:05 - 16 Janar, 2018

schedule 11:05 - 16 Janar, 2018

Nuk dihet ende cili ka qenë shkaku i ngjarjes me dy të vrarë në Gjorm të Vlorës. ABC News sjell një raport nga fshati ku ndodhi krimi.

Aty ku dy burra u vranë, në Gjorm të Vlorës ka forca të shumta të policisë.
Banorët e fshatit përcollën në banesat e fundit, njëri pas tjetrit Mariglen Memajn dhe Artion Shenajn.
Është ditë varrimi dhe fjalët midis dy fiseve janë lënë për ditët e ardhshme. Aty do të vendoset fati i mëtejshëm, nëse Memajt do ti ngujojnë apo jo Shenajt. Familjet më parë nuk kanë patur asnjë konflikt. Ata kanë dyshime që një palë e tretë mund të ketë nxitur vrasjen.

Nëntë gëzhoja pistolete u gjetën në vendin ku u ekzekutua 35 vjeçari Mariglen Memaj. Ai u qëllua pasi e ftoi shokun e tij për kafe. Dikush dëgjoi, pse më shikon dhe autori doli me shpejtësi për tu rikthyer me armë në dorë. ABC News u fut brenda në lokalin ku ai po pinte kafe me një shok, vetëm pak minuta para se të vritej.
Nga pamjet shihet dhe shtëpia e xhaxhait të Artion Shenajt. Pasi vrau ish shokun e tij, 31 vjeçari u vetflijua në këtë vend, po me të njëjtën armë.
Të dy jetonin jashtë Shqipërisë. Memaj në Greqi dhe i përfolur për implikim në trafikun e lëndëve narkotike. Kurse Shenaj në Belgjikë, ku dhe ka bërë burg disa herë për vjedhje e grabitje. Disa ditë më parë kishte ardhur në familje me rastin e festave. Policia ende nuk ka gjetur shkakun e aktit kriminal. Shumë banorë u shoqëruan, por ngritën supet./abcnews.al

Raportimi i gazetarit të ABC News: Elton Nika

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!