“A merresh më me vëllain tim, ku*vë?” E reja rrihet brutalisht në Pejë nga një grua dhe një djalë  

schedule17:50 - 18 Shtator, 2021

schedule 17:50 - 18 Shtator, 2021

Një rrahje brutale ka ndodhur pasditen e së shtunës në qytetin e Pejës. Mediat në Kosovë raportojnë se në këtë sherr janë përfshirë tre persona dy gra dhe një djalë i ri. Konkretisht në një video të shpërndarë në media shihet se si vajza e re rrihet nga djali dhe një grua.

Policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes dy personat që ushtronin dhunë ndaj vajzës në fjalë ndërkohë viktima e sulmit është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkohë në video, dëgjohen britma dhe disa fjalë ku mes të tjerave thuhet: “A merresh më me vëllain tim. Kur*ë. Ta q* nënën”

“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha Gashi. /abcnews.al/