“A jeni gati”, grupi legjendar i rokut rikthehet me një album të ri

schedule14:25 - 1 Tetor, 2020

schedule 14:25 - 1 Tetor, 2020

AC/DC kanë njoftuar një ribashkim, duke përfshirë dhe anëtarët të cilët ishin larguar nga grupi klasik i rokut në vitet e fundit. Përmes një postimi në rrjete sociale, banda rock njoftoi se pesë nga anëtarët e saj të vjetër do të ribashkohen për të sjellë “PWRUP”.

“A jeni gati?” thuhet në postim shoqëruar me një foto të Angus Young, Phil Rudd, Stevie Young, Brian Johnson dhe Cliff Williams. Anëtarët e grupit nuk kanë publikuar projekte të re që nga albumi i AC / DC i vitit 2014 “Rock or Bust”.

 

View this post on Instagram

 

ARE YOU READY? #PWRUP ⚡

A post shared by AC/DC (@acdc) on

Njoftimi për ribashkim vjen gati tre vjet pas vdekjes së Malcolm Young, i cili ndihmoi në formimin e grupit në Sidnei me vëllain e tij Angus në 1973 dhe 40 vite pas publikimit të grupit “Back in Black”, një nga albumet më të shitur të të gjitha kohërave. xh.d/abcnews.al