A e lehtësoi Rama dialogun Thaçi-Vuçiç?  

schedule22:37 - 20 Shtator, 2018

schedule 22:37 - 20 Shtator, 2018

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion”, Kryeministri Edi Rama foli edhe marrëdhëniet Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje të mundshme mes dy shteteve. Kreu i qeverisë shqiptare u pyet edhe nëse ka pasur ndonjë rol për bisedimet mes presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij serb Aleksandër Vuçiç.

Blendi Fevziu: A e keni lehtësuar ju një marrëveshje mes Vuçiçit dhe Thaçit, personalisht?

Edi Rama: Në qoftë se ka ndodhur më vjen shumë mirë, por nuk më rezulton që të kem patur ndonjë rol në komunikimin mes tyre./tvklan.al